Ish-Kryeministri Berisha ka treguar përmes një psotimi ne facebook se kush do të bëje inaugurimin e stadiumit të ri dhe vlerën e tij.
“Te ftuar nderi me rastin e inaugurimit te stadiumit Vellezerit Xibraka, 75 milione euro jane: Kumbaret famoz te Uzines se Xibrakes; Walther Moreno, Adolfo Avila. Shiritin do ta presin Uells (Olsi) Xibraka dhe Walther Moreno”, shprehet Berisha.
Stadiumi do të ketë vetëm një kat nëntokësor, do të ketë lartësinë e një ndërtese 7 katëshe dhe do të ketë një kullë të lartë 24 kate. E gjithë sipërfaqja e ndërtimit të stadiumit do të jetë pak më shumë se 90 mijë metra katrore, nga të cilat 69 mijë mbi tokë.
Sikurse është bërë e ditur nga Arben Dervishi, përfaqësues i FSHF-së në “Opinion” më datë 26 prill, FSHF do të përfitojë vetëm rreth 12 mijë metra katore. Kjo do të thotë që kompania private, e cila do të ndërtojë stadiumin do të përfitojë gati 57 mijë metra katrorë.
Leja ndërtimore zbulon një fakt të panjohur në publik: projektues i stadiumit, së bashku me firmën italiane Archea Achitecti, është studioja shqiptare Atelier 4, e cila në fakt ka firmosur edhe dokumentat si projektuese e stadiumit.
Atelier 4 është një studio e shumëpërfolur për lidhje klienteliste me zotin Rama që nga koha kur ky ishte kryebashkiak i Tiranës. Në media, veçanërisht nga opozita, Atelier 4 dhe pronari i saj Alban Eftimiu janë komentuar e akuzuar shpesh si pjesë e një skeme klienteliste korruptive të ngritur nga zoti Rama me lejet e ndërtimit në Tiranë.
Pas zgjedhjes kryeministër të zotit Rama, Atelier 4 është bërë përfituesi kryesor i të gjitha tenderave të qeverisë në fushën e planifikimit urban në vend. Sipas një llogaritje të përafërt, gjatë dy viteve të fundit Atelier 4 ka përfituar kontrata, vetë apo në bashkëpunim me të tjerë, me vlerë të paktën 2 milionë euro. Ndër të tjera, Atelier 4 është bashkëprojektuesja e këndit të shumë përfolur të lojërave në Parkun e Liqenit.
Nga ana tjetër, leja zhvillimore duket se është dhënë në shkelje të ligjit dhe procedurave. Rregullat e miratuara nga vetë qeveria kërkojnë që për të marrë leje zhvillimore kërkuesi duhet të paraqesë projektin e plotë arkitektonik për të gjitha nivelet e strukturës, së bashku me relacionin sjegues ku përshkruhen edhe rafiniturat.
Por leja për stadiumin është dhënë pa patur një projekt të tillë, por bazuar vetëm mbi tendera të gjeneruar nga programe kompjuterike. Madje, në kohën që është dhënë leja, vetë arkitekti kryesor (të paktën në emër) Marco Casamonti pranoi publikisht se projekti i stadiumit do të zhvillohet në të ardhmen dhe ajo që ai ishte paraqitur ishte një projekt ide.
Formula e zhvillimit të projektit, e paprecedentë në botë dhe krejtësisht jo transparente; investimi total personal i Kryeministrit Rama në të, duke marrë përsipër jo vetëm dhënien e të gjitha lejeve dhe vendimeve të nevojshme qeveritare, por edhe mbrojtjen publike të projektit; dizenjimi i projektit nga arkitektët më të afërt të zotit Rama në dekadat e fundit,
edhe pse teorikisht projekti është bërë nga një kompani private; dhe shkeljet e procedurave dhe ligjeve për miratimin e tij, janë treguese që nuk mund të mos ngrenë dyshime serioze për jo vetëm për klientelizëm, por edhe për përfitime korruptive nga Kryeministri Rama nga ky projekt”.
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit dhe jo sportin e qytetarët.
Sipas planit të Edi Ramës, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit. Në tenderin për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, i cili do të ngrihet në vend të stadiumit ekzistues “Qemal Stafa”, mori pjesë vetëm një kompani.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ofertë e vetme është bërë nga kompania shqiptare “Alb Star shpk” me qendër në Fier.
Kompania nuk ka asnjë përvojë sadopak të ngjashme në fushën e ndërtimit të objekteve të këtij lloji. Ky fakt konfirmon dyshimet se ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar është një aferë korruptive dhe klienteliste e Federatës Shqiptare të Futbollit me bekimin, në mos bashkëpunimin, e qeverisë Rama.
Qëllimi i farsës së ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar është në fakt të krijojë një qendër tregtare, e cila do t’i kalojë në pronësi private klientëve të qeverisë dhe drejtuesve të federatës.
Mënyra e organizimit të tenderit, termat antiligjore të referencës dhe mbi të gjitha formula e financimit të projektimit dhe ndërtimit të stadiumit përjashtonin, praktikisht, çdo lloj mundësie që në tender të merrnin pjesë kompani serioze e aq më pak kompani të huaja.
Sipas formulës së tenderit, kompania që do të projektojë dhe ndërtojë stadiumin duhet ta financojë vetë të gjithë ndërtimin dhe për këtë nuk do të paguhet me para, por do t’i jepet në pronësi një pjesë e stadiumit e destinuar për përdorim tregtar.
Për këtë qëllim, kompania duhet të projektojë e ndërtojë stadiumin si një vepër sportivo-tregtare, pa asnjë kufizim paraprak në sipërfaqen dhe destinacionin e pjesës tregtare.
Me fjalë të tjera, stadium i ri kombëtar do të jetë një godinë e kombinuar, mes një pjese sportive – fusha e futbollit, stendat për tifozët, dhomat e zhveshjes dhe disa dhoma të tjera për qëllime sportive – dhe një pjese tregtare që do të përfshijë dyqane, qendër biznesi, ndoshta hotel, etj., e cila do të jetë në pronësi private.
Kjo lloj formule është, në fakt, e paligjshme pasi vendimi i qeverisë që ia kalon stadiumin Federatës Shqiptare të Futbollit e ndalon tjetërsimin e pronës për qëllime josportive.