Mesfushori i pakënaqur kroat pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Ditët e Ivan Rakiticit në Barcelonë duket se janë të numëruara, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kroat pritet të largohet nga Camp Nou në afatin kalimtar të janarit.
Nënkampioni i botës me Kroacinë nuk po ka hapësira të mjaftueshme nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.
Sipas mediumit “Movistar+”, klubi tjetër i La Ligas, Atletico Madridi ia ka vënë syrin ish-futbollistit të Sevillës.
Trajneri Diego Simeone e pëlqen tej mase mesfushorin kreativ dhe Atletico është e gatshme t’i ofrojë 40 milionë euro për Rakiticin.
31 vjeçarin e duan edhe në Itali, dy rivalët lokalë, Interi dhe Milani.