Agim XHAFKA
Ka një vend kur ruhet Tirana siç e ka bërë nëna. Jo,jo në muze. Atje mbase gjenden pamje dhe orendi,por janë bardh e zi,të ftohta. Pa emocion dhe ndjenjë.
Te kreu i rrugës “Hoxha Tahsim”, pak mbi pazarin e ri,ngjitur me karburantin e pérjetshëm ndodhet një dyqan i vogël. Me tabelën sipër “SERXHO” dhe mbushur brenda me piktura të llojlloshme. Ama zemra e tyre është Tirana.
Një rrugicë siç ishte,një shtëpi siç e kujtojmë,një avlli plot poezi…Bota e qytetit mbytur nga pasioni dhe dashuria e një qytetari e artisti model. Serxho Petrela quhet. Bir i një race fisnikësh dhe shtypur e pérbuzur nga rregjimi komunist. Kështu u end artisti vite e vite deri sa pérmbysja e madhe i dha lirinë të shprehë hapur ndjenjat e tij.
E ai pér Tiranën ka puls,ka zemér,ka ritëm,ka ëndërra,vegime e nostalgji. I dhemb kur prishet edhe një qerpiç. Se ajo është buka e gjella e tij,kripa dhe sheqeri. Ndaj me kavalet endet nëpër qytetin që po e rrufisin betonierat. Po gdhend kujtesën. Me art,me magji.
Që nesër në vend të kullave t’i tregojë botës se ky vend ka qënë i banuar nga qytetdashës dhe u zaptua nga pushtues që dashuri kanë lekun.
Serxho është djalë i pashëm dhe i butë. Nuk bértet e grindet. Ndérton me penela Tiranën,siç ishte,siç e deshëm,por nuk e lanë të rritej bio. Serxho,ky qytetar piktor kështu po ngre padashur edhe muzeun e Tiranës.
Veprat e ti janë dokumente artistike të një periudhe kur qyteti kishte qytetarë,jo barbarë.
Shkoni te dyqani “Serxho”,aty takoni Serxhon që u fal Tiranën kur ishte zonjë…