Franca u ka dërguar vendeve të BE draftin me metodologjinë e re për zgjerimin, në të cilin kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, nga Komisioni Evropian kërkohet që deri në janar të vitit 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e anëtarësimit, që do të zbatohet gjatë fillimit të negociatave për anëtarësim me vendet kandidate.
Radio Evropa e Lirë (REL) kishte qasje në këtë dokument, në të cilin theksohet se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale janë shumë “të ngadalshme” për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët në vendet-kandidate.
Në këtë dokument, Parisi zyrtar e riafirmoi “mbështetjen e qartë” të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerëson se i gjithë rajoni i përket Evropës për nga historia, kultura dhe gjeografia e tyre.
“Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të konsolidohen, në bazë të sundimit të së drejtës dhe shoqërive të hapura pluraliste, të cilat merren me zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”, bëhet e ditur në dokumentin francez.
Sipas Francës, qasja e tillë ripërtëritëse do të duhej të bazohej në katër parime: Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri.
“Pasi që të hapen negociatat, procesi i integrimit më nuk do të bazohet në hapjen e kapitujve të mëdhenj tematik, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme”, thuhet në dokumentin në të cilin ka pasur qasje REL-i.
Sundimi i së drejtës dhe të drejtat bazike do të mbeteshin kërkesë integruese që nga momenti i hapjes së negociatave, dhe do të mbeteshin të tilla në të gjitha sferat gjatë procesit.
Gjithashtu, Parisi zyrtar propozon, kalimin nga njëra fazë në tjetrën që të ekspozohet në hollësi, ndërsa kryesisht do të bazohej në “progres të vazhdueshëm, të pacaktueshëm në sferën e sundimit të së drejtës”.
Vendet kandidate do të duhej t’i përshtatin aftësitë e tyre institucionale dhe administrative të nevojës nga pjesëmarrja efikase në politika të ndryshme. Për anëtarësimin final do të vendoset në bazë të përmbushjes së aspiratave konkrete ekonomike dhe sociale.
Gjithashtu, me non-pejperin parashihet ndihmë financiare e plotë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që nënkuptonte instrumente më të mëdha para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë të rezervuara për vendet-anëtare të BE-së.
Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit. Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra.
Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në suspendimin e përgjithshëm, në rast që të sillen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së.