Basha: Nëse njerëzit bashkohen, ndryshimi do të vijë, asgjë nuk na pengon të…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjatë takimit me fermerët në Devoll u shpreh se, nëse njerëzit bashkohen, ndryshimi do të vijë.

“Asgjë nuk na pengon ta bëjmë ndryshimin. As krimineli më i keq, as ryshfeti më i madh nuk ua blen dot bukën e fëmijëve për 4 vite. Nuk ua blen dot dinjitetin për 4 vite. Nuk ju skllavëron dot për 4 vite në qoftë se kuptojmë vlerën e votës

Vetëm këtë vit kenji marrë pjesë në protesta shumë të mëdha në Tiranë. Kur jeni të gjithë bashkë zëri është më i fortë. Të gjithë bashkë të respektojmë vlerë e votës në demokraci me gjithë vështirësitë dhe problemet që e ka ccuar një palo kryeministër. Nqse njerëzit bashkohen dhe janë të vendosur ta ndryshojnë, asgjë nuk na pengon, as krimineli më i keq, as rryshfeti më i madh nuk jua blen dot bukën e fëmijëve për katër vite, nuk jua blen dot dinjitetin për katër vite, nuk ju skllavëron dot nqse kuptojmë vlerën e votës.

Kushtetuta e përcakton: Shqipëria është Republikë Parlamentare. Sovraniteti i takon popullit. Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vemdime për ju.

E ka parë e gjithë bota që ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj ne jemi larguar nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota juaj.

Vota juaj të ndikohet, jo nga përrallat e mashtrimet që u zbuluan njëra pas tjetrës, nga shëndetësia falas tek legalizimet falas dhe të gjitha ishin gënjeshtra që një kalcceto maskarenjsh të kapnin pushtetin, por nga platforma politike e cila ju ndihmon ju dhe të cilën do e votoni me vote”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakNuk do lejohen tifozët me fara kungulli e luledielli në stadium, as me çakmakë, as me…
Artikulli tjetërBasha: Do të ngrihemi përsëri në protesta derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë…