Tifozët shpërthejnë ndaj Ramës dhe FSHF: Skandaloze, stadium si kafaz leprash…

Mbrëmjen e djeshme u inagurua stadiumi i ri me ndeshjen Shqipëri-Francë (0-2), ndeshja e fundit e eleminatoreve Euro 2020. Prej javësh qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit kishin filluar me propagandën e tyre se gjithçka do ishte një mrekulli, por nëse hedh një sy te komentet e tifozëve gjithçka ishte shumë keq.

Drejtkëndëshi i blertë i stadiumit rezultoi një dështim, ku më shumë ngjante si një fushë patatesh. Sistem i ujitës po ashtu rezultoi dështim, pasi shumë tifozë bënë një dush të “detyruar” para fillimit të ndeshjes.

Stadiumi nuk do ketë më pistën atletike, do të ketë vetëm tre tribuna pasi pjesë e tij janë bërë dhe një kullë gjigande së bashku me një qendër tregëtare.

Por te komentet e tifozëve vëren se dhe ceremoninë e hapjes nuk e pëlqejnë aspak duke e cilësuar skandaloze.

Madje edhe shitja e biletave rezulton dështim, pasi një tifoz ka patur dy bileta me të njëjtin vend ulës i cili i ka bërë publike në koment.

Lexoni disa prej komenteve te faqja zyrtare e FSHF-së në Facebook.

1 2

5

sttt

rama ik

Artikulli paraprak“Larg duart nga Kosova”, parullat e tjera që u hapën brenda dhe jashtë “Air Albania Stadium”
Artikulli tjetërE braktisin të gjithë/ Mediat e Kosovës: “Thaçi prish jaraninë me Ramën, tash afrohet me Metën”