Shpërthen Ronaldo: A luhet futboll në këtë fushë patatesh?

Kapiteni i Portugalisë, e ka kritikuar ashpër Luksemburgun për fushën e tij të futbollit, të cilën e quajti fushë patatesh, pas fitores së Portugalisë 2:0 e cila ia siguroi pjesëmarrjen në Euro 2020 të dielën mbrëma.

Ronaldo shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar.

Përveç golit, Ronaldo ishte larg formës së tij më të mirë në një fushë gunga-gunga në stadiumin Josy Barthel.

Sulmuesi i Juventusit nuk u përmbajt në kritika pas ndeshjes.

“Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha”, tha Ronaldos pas ndeshjes. “Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë”, shtoi ai.

Premton se do t’i thyejë të gjitha rekordet

Cristiano Ronaldo është zotuar se do ta thyejë rekordin botëror për golashënuesin më të mirë për ekip kombëtar, pasi e shënoi golin e 99-të personal në triumfin 2:0 të Portugalisë kundër Luksemburgut, i cili ia siguroi kampionit në fuqi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020.

Rekordi botëror aktualisht mbahet nga legjenda e Iranit, Ali Daei, i cili kishte shënuar plot 109 gola gjatë karrierës së tij për vendin nga Lindja e Mesme.

Ronaldo tani ngel vetëm 10 gola prapa tij, falë vitit më frytdhënës në karrierën e tij me Portugalinë, gjatë të cilit i shënoi 14 gola.

“Të gjitha rekordet duhet të thyen dhe unë do ta thyejë këtë rekord”, tha Ronaldo të dielën pas ndeshjes.

Për ta bërë këtë, Ronaldos i duhet të presë të paktën deri në mars, kur do të zhvillohen ndeshjet e radhës të kombëtareve.

Ronie

Artikulli paraprakPaga mesatare në Gjermani 2,950 euro, në Shqipëri vetëm 400 euro!
Artikulli tjetërBasha në Lezhë: Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi