Hije dyshimi nga botuesi i të përditshmes Koha Jonë në lidhje me një ambasaor I kapur në përgjime dhe video të nxehta me një zyrtare të lartë. Lesi nuk ka dhënë hollësi në lidhje me emra të caktuar, por në rrethet e gazetareske ka kohë që flitet për një lidhje skandal të tillë.
Pas shpalljes non grata të ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borschard, Gazetar “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, ka botuar një lajm, ku thuhet se një tjetër ambasador do të shpallet non grata. Sipas gazetës së Lesit, ai ka tejkaluar misionin e tij diplomatik dhe ekzistojnë filmime të natyrës seksuale, mes tij dhe një zyrtareje të Riilindjes.
“Burime të rezervuara tregojnë se përveç ambasadorit të OSBE, Bochardt, i cili u shpall person non grata në Republikën e Shqipërisë prej Presidentit Meta, mësohet se edhe një ambasador tjetër është në listë.
Akoma dosja e tij nuk është plotësuar, por janë gjetur fatura, regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik si dhe flitet se zotërohet dhe një video seksi me një zyrtare të lartë të Rilindjes. Emri i ambasadorit pritet të bëhet publik në momentin e duhur”, shkruan Lesi.