Nuk përmbahet Blushi, sherr me gazetarin pse nuk ka klikime për Top-Channel

Drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është grinder me moderatorin Florian Agalliu pse nuk ka klikime në Top-Channel.

Këtë fakt e ka konfirmuar tashmë moderator Florian Agalliu, I cili ëhtë shprehur se nuk do të jetë më pjesë e Top Channel.

Moderatori do të largohet së bashku me të shoqen, Renisa Shabani, e cila ishte autore e emisionit “Në shtëpinë tonë“.

U tha gjithashtu se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin.

Po cila ishte arsyeja e këtij konflikti?

Agjenti i emisionit “Thumb on” ka treguar se Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale.

Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij që të largohen përfundimisht nga Top Channel.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, Flori pranoi largimin dhe tregoi se po punon me projekte të reja në Ora News.

blushi top channel compressor

Artikulli paraprakKush është gjyqtari që iu vodh makina dhe u përdor për ngjarje kriminale
Artikulli tjetërDeklarata e Presidentit pas takimit me Bashën dhe aleatët: Zgjedhje të prakohshme për zgjidhjen e krizës…