Kriza Kushtetuese/ Meta fton për takim në Presidencë ish-presidentin Berisha

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë sot një takim me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burime nga presidenca thanë se, presidenti Meta takohet mesditën e sotme me ish-Presidentin Berisha, në orën 12:00.

Në qendër të këtij takimi do të jetë kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë dhe kriza kushtetuese.

Meta ka ftuar sot në Presidencë, edhe tre paraardhës të tjerë të tij: Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.

Dje, Meta bisedoi me njerin prej tyre, ish-Presidentin Rexhep Meidani dhe po merr mendime për zgjidhjen e krizës politike në të cilën është futur vendi dhe ngërçit që po krijon Kryeministri i vendit në zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë.

Vetë Meta shkroi dje në Facebook: “Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”.

Po ashtu, të martën, Meta diskutoi në Presidencë edhe me kryetarët e partive opozitare që i kanë djegur mandatet, të kryesuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

auto tak51574153565

auto tak61574153532

meidan

Artikulli paraprakPD, kallëzim penal për projektin te Unaza e Re: Ky projekt ka për qëllim vjedhjen, kullat dhe jo rrugën
Artikulli tjetërMaskat grabisin 300 mijë euro në një banesë, e moshuara rrëfen tmerrin: Thanë jemi policë, me gur fresibël hapën kasafortën…