Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur pas takimit me Ilir Metën në ambientet e presidencës, ku tha mes të tjerave se ka një tentativë të fortë për të minuar procesin e Reformës në Drejtësi.
Pjesë nga fjala e Nishanit
Të gjithë qytetarët dhe aktorët duhet të ndihen të shqetësuar për këtë situatë të paprecedentë, të një krize të thellë të gjithanshme, dhe një sulmi të rëndë që po bëhet nmë drejtim të Kushtetutës. Ka një goditje të rëndë ndaj Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi.
U njoha me disa çështje të pabëra ende publike nga ana e presidentit të Republikës, për të minuar institucionin e presidentit, ndaj unë e mbështes presidentin në mbrojtje të integritetit kushtetues të vendit.
Natyrisht që i takon Presidentit të Republikës që ti bëjë publike të gjitha këto fakte, por lidhen me minimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës.
Unë u trondita nga faktet të cilat njoha, po nuk besoj që presidenti mund të shantazhohet në detyrën që po kryen.