Skandali/Dosja: Zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme me diplomatin…në video

Portali Dosja.al thotë se ka identifikuar se kush është protagonist i një video të nxehtë që po qarkullon në qarqet politike dhe mediatike. Sipas burimeve të saj bëhet fjalë për një diplomat të një vendi mik dhe një zyrtareje të lartë të ministrisë së Brendshme.

Shkrimi
Një video shumë e përfolur ditët e fundit, ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës shqiptare, po mbahet si mjet presioni dhe shantazhi nga disa persona që e zotërojnë në dorë këtë video.

Dosja.al ka arritur të mësojë se në fakt videoja, ka dalë për qarkullim mes shokësh, fillimisht në disa tavolina në hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, ku më vonë ka rënë në dorë edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin. Përveç se një skandal diplomatik, publikimi i kësaj video në media, do të sillte shkatërimin e jetës private të dy protagonistëve të kësaj video.

Po ashtu, mësohet se prej kohësh materiali filmik ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërkohë që zyra e shtypit në Presidencë, mohon të ketë folur ose të ketë një video të tillë.

Artikulli paraprakBerisha: Gangsterët e llojit të Edvin Mafisë dhe Plani Macron për anëtarësimin në BE!
Artikulli tjetërTaksa e Veliajt për qytetarët që vijnë në Tiranë nga rrethet është antikushtetuese, shpreh babëzinë e tij për…