Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar padinë e presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se është hedhur edhe shorti dhe përcaktuar prokurori që do të hetojë këtë padi. Ai është Klodian Braho.
Pak ditë më parë, presidenti paditi zyrtarisht Dvoranin për disa akuza.
Bëhet fjalë për veprimet e Dvoranit në krye të KED.