Çfarë po ndodh me Ronaldon? Sarri nuk e fut në lojë kundër Atalantës

Cristiano Ronaldo do të mungojë sërish. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, deklaroi se ekziston vetë, 1 për qind mundësi që CR7 të jetë në gjendje për të luajtur kundër Atalantës në Bergamo.

“Mes meje dhe tij nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë në fushë”, shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është që Cristiano Ronaldo të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.

E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi:

“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin”.

ron 1

cristiano ronaldo

ronaldo

Artikulli paraprakBerisha: Rezoluta e PPE, shkatërrimtare për Edvin Mafinë!
Artikulli tjetërKush është ‘infermierja’ e Bajarve?