Hungaria, portieri Kiraly tërhiqet nga Kombëtarja

“Kam dhënë gjithçka, por trupi im po më thotë se kam arritur kufirin”. Me këto fjalë, Gabor Kiraly i jep lamtumirën Kombëtares hungareze, nuk do të mbyllë që tani karrierën kështu që tutat ngjyrë gri do të mund të jenë sërish në fushat e futbollit, jo më në ato të prestigjit botëror, por të paktën në atdheun e tij, ku gardiani mbron portën e Haladas.
Historia e tij e lindur rastësisht, ndoshta pasi kishte në pavanderi tutat e zeza, u kthye në një mit një muaj më parë, kur ai që tifozët e quajnë shpesh “Gjyshi me pizhame”, theu një rekord të jashtëzakonshëm, duke u bërë i pari 40-vjeçar që luan në një Kampionat Europian. Para tij, rekordi mbahej nga Lothar Matthaus, që ishte aktivizuar në moshën 39-vjeçare, me Gjermaninë që pas sfidës me Austrinë i bëri komplimentet e rastit portierit hungarez. Me kombëtaren ka luajtur për 18 vjet, duke vendosur dhe rekordin e prezencave, plot 107 ndeshje të luajtura, e fundit kundër Belgjikës në 1/8 e Francë 2016. E mbylli duke pësuar 4 gola, por mes duartrokitjeve të tifozëve. Hungaria do ta ketë gjithmonë përzemër, ashtu si dhe bota e futbollit. Tutat e tij jo më kot kanë përfunduar në një muze, edhe ato janë kthyer në legjendë.

Artikulli paraprakAjeti bind Mihajloviç dhe tifozët e Torinos
Artikulli tjetërRashica në ankand