Presidenti Meta reagon pas deklaratës së DASH

Presidenti Meta ka dhreaguar pas deklratës sw sotme të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e vlerësuar si qëndrim.

‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur’.

 

Artikulli paraprakMeta thirrje qytetarëve: Edi Rama ka futur në dorë të gjitha institucionet. Është koha t’i themi ndal!
Artikulli tjetërBasha lobon për negociatat, Rama në Riad për shitje pikturash dhe darka me sheikë!