Lideri i opozitës, Lulzim Basha iu është drejtuar qytetarëve shqiptarë para pak minutash me një video direkte nga Kongresi i CDU që po zhvillohet në Lajpcing të Gjermanisë.
Mesazhi i kryetarit Basha në videon direkte nga Kongresi i CDU
“Përshëndetje të dashur miq! Iu drejtohem nga Laipcigu, ku ndodhem në ditën e dytë të Kongresit të partisë tonë simotër CDU të Angela Merkelit.
Gjatë ditës së djeshme kam pasur rastin të bisedoj me disa figura drejtuese të CDU, emra të njohur, kontribuues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, si Dr. Johann Wadephul Ëaderful, drejtuesit e ekipit ekonomik në Bundestag dhe partinë tonë simotër, ndërsa gjatë ditës së sotme pres të takohem me kryetaren e partisë simotër dhe Ministren e Mbrojtjes.
Në fokus të bisedave ka qenë së pari çështja e integrimit evropian të Shqipërisë, pra hapja e negociatave.
Kam falënderuar CDU për qëndrimin, q ëi hapi rrugën mocionit të Bundestagut,planit me 9 pika, planit dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza si dhe kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbëhstetjeje, q ëmë ëhstë konfirmuar në të gjitha takimet që kam pasur këtu në Laipcig, me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe në Bruksel, në veçanti me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe figura të rëndësishme, eurodeputetë, ministra të qeverisë federalë, që kanë rikthesuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë në rrugëtimin evropian dhe mbështetjen për PD-në.
Dua të ndaj me ju dhe një lajm tjetër të mirë, gjatë ditës së djeshme në fokus ka qenë edhe plani ekonomik siç e mbani mend, që është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë kristiandemokratëve gjermanë dhe të fondacionit Konrad Adenauer. Vazhdojmë bashkëpunim me ta veçanërisht përsa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjinë, në Shqipëri, ku ambicja jonë që është përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve dhe fuqisë së inovacionit gjerman, edhe Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune të sektorit të teknologjisë dhe informacionit që njesoj si vende të tjera të rajonit si Serbia të krijojë vende pune për rininë në veçanti.
Jam shumë optimist nga kontakte këtu në Laipcig nga takimet edhe me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe industrisë gjermane mund të them me siguri të madhe se nga Laipcigu do të kthehemi sot me zemrën plot por edhe me duart plot përsa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe futur në zhvillimin ekonomik me investime gjermane, evropiane dhe teknologji të përparuar”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1714812881989102/