“Cinizëm dhe shpirtkazmëri ndaj pensionistëve!” Me këto fjalë e ka shprehur revoltën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, pas njoftimit nga qeveria se shpërblimi i pensionistëve për Vitin e Ri nuk do të ishte më shumë se 3 mijë lekë. “Ndërkohë që për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri…”, vazhdon Berisha mesazhin e tij në Facebook.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
“Prej 6 vitesh pensionet janë rritur vetëm me 4% kurse po të shtohet inflacioni i 6 viteve çdo pensionist merr sot 12% më pak se sa merrte 6 vite më parë. Në një akt cinik ekstrem, narkoqeveria jo vetëm nuk rriti pensionet, nuk kompensoi as rritjen e çmimieve, pra inflacionin, por përgjysmoi edhe dhuratën e fundvitit për ta ndërkohë për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri. Pashpirtësi!”