Video/ Me Ramën zero investime të huaja në 6 vite. Të gjitha investimet e mëdha në qeverinë e PD

Në 6 vitet e qeverisjes së tij, kryeministri Edi Rama nuk ka mundur të sjellë në Shqipëri asnjë investim  të huaj serioz.

Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook.

Duke iu referuar një interviste të Ramës dhënë për emisionin “Të paekspozuarit”, Rama do të shprehej se, “Shell” u soll në Shqipëria nga qeveria e tij. Por sipas Berishës, kompania prestigjoze ka ardhur në vendin tonë në vitin 2010.

“Në 6 vite asnjë investim serioz i huaj në Shqipëri. Të gjitha investimet e mëdha, TAP, Kaskada e Devollit dhe ajo e Fanit, Shell etj etj, janë kontrata të qeverisë së mëparshme.

I pyetur tre herë nga gazetari Ylli Rakipi se, cili është investimi i huaj prej 20 milionë eurosh i ardhur këto 6 vite, Edvin Mafia pa u skuqur përgjigjet duke mashtruar se ka ardhur Shell. Kompania Shell ka ardhur në Shqipëri në vitin 2010!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Ne 6 vite asnje investim serioz i huaj ne Shqiperi. Te gjitha investimet e medha TAP, Kaskada e Devollit dhe ajo e Fanit, Shell etj etj, jane kontrata te qeverise se meparshme.I pyetur tre here nga gazetari Ylli Rakipi se cili eshte investimi i huaj prej 20 milione euro ka ardhur keto 6 vite, Edvin Mafia pa u skuqur pergjigjet duke mashtruar se ka ardhur Shell. Kompania Shell ka ardhur ne Shqiperi ne vitin 2010! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 23. November 2019

Artikulli paraprakSkandal/ Komunistët detyrojnë nxënësit të venë shallin e kuq dhe të këndojnë për diktatorin
Artikulli tjetërKomisioni i Venecias paralajmëroi kapjen politike të drejtësisë me “reformën”