Revoltë para Prokurorisë: Arrestoni Lamen, Veliajn, Lleshajn…

Banorët e Astirit po protestojnë para Prokurorisë së Tiranë pasi sipas tyre nuk janë marrë parasysh kallëzimet e bëra në Prokurori për tenderat dhe për projektin.

Me anë të protestës banorët kërkojnë që të nisin hetimet lidhur me projektin dhe të pezullohen punimet në Unazën e Re. Banorët janë shprehur se duhet reagimi i të gjithve pasi po dhunohen. Ata kanë kërkuar arrestimin e kreut të ALUIZNIT,  Artan Lames, ministrit të Brendshë Sandër Lleshaj, kryetarin e bashkisë Erion Veliajn dhe Arbër Maznikut.

“Reagoni, po na grabisin dhe po na dhunojnë. Duhet të arrestohet Sander Lleshaj për dhunën e ushtruar ndaj nesh. Hetoni dhe arrestoni, Artan Lamen, Erion Veliaj, Arbër Maznikun.

Janë arrestuar 100 banorë të Astirit, prokuroria të hetojë çështjen e Astirit sa më shpejt. Do i drejtohemi ambasadave të huaja në vendin tonë pasi të merkurën do fillojnë shembjet në Unazë.”

Ndërsa Lutfi Kastrati tha se: Thirrje Elisabeta Imerajt që të mos e përdorin politikanët. I bëj thirrje ambasadave, përjashtuar asaj serbe të hapin dyert për banorët e Unazes së Re. Do përshkallëzojmë protestat, deri sa prokuroria të nisë hetimet dhe të ndalojë punimet. Duam drejtesi, ndryshe do bëjmë vetëgjyqësi.

Unaza

Unaza1

protesta te unaza e re

Artikulli paraprak653 milionë lekë për lyerjen e fasadave në bulevardin e Vlorës
Artikulli tjetërRama i shpjegon Rrajës se si do të luftojë krimin!!!