Zëdhënësi i presidentit thirret në Prokurori

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi është thirrur në Prokurori, vetëm pak ditë pasi Presidenca i bëri kërkesë Prokurorisë për të verifikuar numrin që sipas saj i ka bërë presion Tedi Blushit

Sipas presidencës, personi që ka telefonuar Tedi Blushin, i prezantuar si përfaqësues i një ambasade të huaj në vendin tonë, i ka kërkuar që të fshijë një status në rrjetet sociale të bërë për shkak të detyrës.

Meta sulmoi edhe diplomatët e huaj në Shqipëri duke i bërë përgjegjës për këtë kërcënim. Presidenti Ilir Meta u shpreh se zëdhënësi i tij ishte shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Sipas tij shantazhi kishte ardhur vetëm 30 minuta pas statusit të bërë nga Blushi në përgjigje të Ambasadës Amerikane duke i quajtur ndërkombëtarëtgrup të strukturuar diplomatik.

Artikulli paraprakHajn dhe i pacipë…
Artikulli tjetërKryemadhi akuza Ramës: Me veprimin e sotëm kërcënoi deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij…