Ndërsa Rama ka planifikuar që të japë për një grusht oligarkësh 146 milionë euro, Bashaa pas takimit të sotëm me FMN ka shpalosur planin tjetër të daljes nga kriza të opozitës me partanerët perëndimorë që kalon nga anullimi i koncesioneve korruptive dhe shpalosje e një apkete të re që konsidton në rritjen e pensioneve vit për vit.
“Lajmi i vetëm i mirë që ndava me FMN është që PD dhe opozita, me ndihmën e partnerëve perëndimorë, kanë një plan të qartë për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike.
Edi Rama e ka përqendruar ekonominë në pak duar oligarkësh. Me 13 koncesione dhe PPP, ai u jep nga buxheti 146 milionë euro në vit. Vendi nuk ka mundësi t’i paguajë, kriza thellohet, borxhi rritet.
Me planin tonë ekonomik ne do tëndalim menjëherë këto koncensione korruptive. Paratë e destinuara për oligarkët do t’ua rikthejmë qytetarëve me investime dhe ulje taksash”, tha Basha.
Deklarata e plotë e Bashës
Sapo kam përfunduar një takim të gjatë dhe pothuajse shterues me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Ëashington dhe për rajonin në Vjenë. Kemi ndarë me ta shqetësimin e thellë për krizën e tmerrshme ekonomike në të cilën e ka zhytur vendin kjo qeveri me dështimet e saj.
Shqetësimet tona të para një, dy e tre viteve, për fat të keq, janë konfirmuar në raportet e FMN dhe të organizatave të tjera.
Një ndër problemet kryesore është dhe mbetet çështja e qindra milionë dollarëve, të cilat, në vend që të shkojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë apo për të hartuar politika që rrisin pagat e pensionet, apo për investime publike që ndihmojnë ekonominë, përfundojnë në duart e 13 oligarkëve që kanë 13 të ashtuquajtura konçensione apo PPP, por, që në fakt, janë skema të pastra vjedhje.
Ajo pra, që në Shkodër një nga të rinjtë e quajti kalçeto e oligarkisë, sot dhe në vitin e ardhshëm, në qofte se buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, përbën një vjedhje, një makutëri të babëzitur, një vjedhje të hapur të qindra milionë dollarëve,
146 milion dollarë që planifikohen t’u jepen 13 njerëzve për PPP-ra e konçensione, qëquhentë tilla se nuk janë në fakt.
Kjo do të çojë në thellim të krizës, sepse jo vetëm vendi nuk ka mundësi t’i paguajë këto, qytetarët nuk kanë më mundësi t’i paguajnë, por do të çojë edhe në një rritje të mëtejshme të borxhit publik.
Rruga për daljen nga kjo krizë është e qartë.
Lajmi i vetëm i mirë që ndava me FMN-në, është që opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike me ndihmën e partnerëve perëndimore, kanë një plan të qartë për ta ndalur këtë krizë ekonomike dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë ekonomike.
Me planin tonë ekonomik, një pjesë e të cilit ka filluar të shpaloset edhe gjatë “Rrugëtimit tim për Shqipërinë”, ne do t’ia dalim, në radhë të parë, të ndalim menjëherë këto koncensione korruptive, të rikthejmë paratë e destinuara për 13 oligarkët, 13 kontratat korruptive, tek qytetarët, tek universitetet, tek studentët, tek fermerët, tek biznesi i vogël.
Së dyti do të arrijmë t’i kthejmë kushtet e përgjithshme ligjore, në veçanti të barazisë para ligjit, të konkurencës, të tregut të lirë dhe jo të monopoleve. Dhe kushtet e favorshme për biznes, duke eleminuar dhjetëra qindra barriera të hapura, të fshehura, kurthe, gropa, që i hapin biznesit nga mëngjesi deri në darkë, duke eleminuar bandat e inspektorëve tatimorë që i terrorizojnë nga mëngjesi deri në darkë.
Një plan pra që do të mundësojë që biznesi, nesër, qeverinë ta ketë në krah duke e ndihmuar, dhe jo siç e ka sot, si kërcënimin kryesor dhe shqetësimin kryesor, që nga mëngjesi kur zgjohen për të shkuar në punë e deri në mbrëmje, kur mbyllin aktivitetin e tyre të biznesit, shqetësimi dhe ankthi i tyre kryesor është: çfarë proçke do na bëjë sot qeveria! Çfarë presioni do të kemi sot nga tatimorët, nga inspektorët! Sa gjoba duhet të paguajmë sot, drejtëpërdrejtë apo si ryshfet, për të vazhduar për të mbijetuar.
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu dhe nuk ka më pse të jetë kështu.
Me planin tonë, me vizionin tonë për nesër dhe me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, ne do t’i japim fund kësaj situate.
Do të vëmë nën kontroll borxhin publik që ka dalë totalisht jashtë kontrolli dhe do të orientojmë të gjitha paratë e shqiptarëve drejt dy drejtimeve kryesore:
Përmirësimit të fuqisë blerëse të shqiptarëve përmes pagës minimale prej 300 eurosh. Përmes rritjes së pensioneve vit për vit. Pra fuqizimit të fuqisë blerëse të shqiptarëve, që do të thotë cilësi më e mirë jete për shqiptarët. Përmes mbështetjes së politikave sociale dhe politikave të zhvillimit, siç janë politikat tona për arsimin e lartë, në veçanti arsimit profesional dhe politikat për mbështetjen e më të pamundurve.
Blloku i dytë ka të bëjë me investimet publike që ndihmojnë ekonominë. Jo fasada, jo buzëkuq elektoral, por investime që ndihmojnë ekonominë, investime që kryhen me koston reale dhe jo me kosto kriminale siç janë ato 300 milion eurove për 17 kilometra rrugë në konçensionin e fundit të babëzisë, të Milot –Balldren.
Mund të them se në tërësi, bashkëbisedimi me misionin e FMN që largohet nesër, e konsideroj të frytshëm.
Brenda mandatit të tyre, këmbanat kanë rënë, por e rëndësishme është të kuptohet që, përtej konstatimeve të FMN-së, përtej konstatimeve tona prej shumë vitesh tashmë, që kjo rrugë e vjedhjes dhe grabitjes të pasurive publike, vjedhjes së shqiptarëve, vetëm këtu do të çonte, tani ka ardhur koha për një reagim gjithëpopullor për ta ndalur këtë.
E vetmja mënyrë për ta ndalur është qëpër të hapur vende pune, duhet të mbyllim disa vende pune. Duhet të nxjerrim nga vendet e punës, që i kanë okupuar me të padrejtë kreun e qeverisë dhe ministrat e tij të paaftë, të dështuar dhe të korruptuar.
Pyetje: Zoti Basha, gjatë ditës sot, kryeministri Rama e pranoi që ky vit që po lëmë pas, ka qenë një vit i vështirë për ekonominë, por një nga arsyet që ai rënditi të parën, ishte fakti se veprimet e opozitës…
Lulzim Basha: Ja ta them unë. Fajin e ka opozita, fajin e ka media, fajin e ka Macron, fajin e ka Franca, fajin e ka Europa, fajin e ka Amerika!Kur është në pushtet Obama, fajin e ka Trump, kur është në pushtet Trump, fajin e ka kundërshtari i Trump!
Fajin e kanë të gjithë, vetëm Edi Rama s’ka faj!E vetmja përgjigje që kam për këtë, është që të hapë veshët dhe të dëgjojë mirë, se nga Shkodra deri në Vlorë, nga Tirana në Korçë, mesazhi është i qartë:Largimi i kësaj qeverie dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme është ilaçi për këtë krizë të thellë politike që është arsyeja e krizës ekonomike dhe krizës sociale.
Kjo krizë politike, themelin e ka tek kapja e gjithë pushteteve, te babëzia për pushtet dhe për para e Edi Ramës dhe bandës së tij.
Ju faleminderit!