Në Thumanë situate është teopër e rëndë. Janë 3 pallate të shembura dhe nën rrënoja ndodhen shumë njerëz.
Një prej të mbijeturëve të tërmetit, në Thumanë thotë nën rrënojë ka mbetur, gruaja vajza e mbesa e tij. I fashuar, si pasojë e dëmtimeve që ka marr në fytyrë pas lëkundjeve të forta të tërmetit, i moshuari thotë në ankth për fatin e familjarëve se ka mundur të komunikojë me mbesën e cila nën rrënoja bërtet e trembur e kërkon të atin, por nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.
Raportohet se deri më tani janë identifikuar 4 raste me vdekje nga tërmeti i madh i mëngjesit të sotëm në Durrës dhe Thumanë. Gjithsesi deri në një njoftim zyrtar çdo informacion ngelet relativ. Gjithashtu mësohet se të paktën 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës, Durrës dhe Krujës.