I mituri që kërkonte ujë dhe thërriste për ndihmë në vilën e rrënuar në Kënetë është gjallë!

Djali që thërriste për ndihmë nga vila që tashmë është shembur totalisht në Kenetë të Durrësit, është gjallë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ shprehet se aktualisht në terren forcat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e 17-vjeçarit. Pak më herët u nxorën nga banesa, nga e cila tashmë ka ngelur vetëm një gërmadhë, dy trupa të pajetë.

Ndërkohë nën rrënoja vijojnë të ngelen dhe 3 fëmijët e tjerë të kësaj familje, mes tyre dy vajza binjake, (jo më të mëdha se 3 vjeç). Në banesë në momentin kur ra tërmeti ishte gjyshja, bashkë me djalin të paralizuar dhe gruan e këtij, si dhe 4 nipërit e saj (fëmijët e djalit tjetër).

Mësohet se prindërit e 4 fëmijëve nuk ndodheshin në banesë, pasi babai ishte në Itali, ndërsa nëna e tyre për vizite tek motra në Tiranë.

shembet vila 4 kateshe ne durres

4 15

c 1

 

Artikulli paraprakSituatë dramatike nga tërmeti! 13 të vdekur dhe dhjetëra nën rrënoja…
Artikulli tjetërZyrtari i Policisë që humbi jetën nga tërmeti në Durrës