Në Thumanë, Kryetari Basha takoi përfaqësues të njësive speciale të shpëtimit, të ardhur nga Kosova dhe Greqia për të na ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit në rrënoja.
“Ju falenderoj shumë për ndihmën. Ju jemi mirënjohës për angazhimin me zemër për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë me pajisjet e duhura dhe përkushtim të madh”, u shoreh zoti Basha.
Përpara se të takonte përfaqësuesit e njësive speciale nga Kosova dhe Greqia, zoti Basha u takua me banorë të Thumanës, të strehuar në një kamp të improvizuar në një fushë futbolli atje.