Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Hazizaj, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjet, Hazizaj duke iu drejtuar Ramës shkruan “nëse nuk di të jesh Kryeministër ik e na u zhduk sysh!”.
“Burrë i mbaruar! Rrezik je fut në bunker të Surrelit nga frika!”, shkruan Hazizaj.
Postimi nga Altin Hazizaj
As dua të bëj politikë, po piktori edhe njëherë tregon që nuk është kryeministri ynë! Po të mos ishte për 2 zonja të jashtëzakonshme, Manastirliu dhe Xhaçka, Qeveriu përfundimisht do kishte larë duart!
1. Qeveria që në mëngjes duhet të kishte shpall gjendjen e jashtëzakonshme!
2. Qeveria duhet të kishte bërë publik komitetin e emergjencës dhe numrat e tyre të emergjencës!
3. Qeveria që në mëngjes duhet të kishte deklaruar fondin e ndihmës për organizatat joqeveritare për të ndihmuar fëmijët, gratë, të vjetrit me sherbime të kujdesit në familje, këshillim, ushqime, psikologe etj;
4. Qeveria çdo 1 orë duhet të kishte një zëdhënës për shtyp qe te njoftonte gjendjen dhe nevojat!
5. Qeveria duhet te kishte ngritur komitete koordinuese ne cdo zone ku ka demtime serioze!
6. Qeveria duhet të kishte hapur çdo stadium të mbyllur dhe të kishte vendosur shtretër dhe OJF përgjegjëse për shërbimet e ushqimit dhe ato sociale.
7. Qeveria duhet të kishte bërë numrin e telefonit të emergjencës publik me çdo media bashkë me numrat e tjerë ndihmës!
Nëse nuk di të jesh Kryeministër ik e na u zhduk sysh! Burrë i mbaruar! Rrezik je fut në bunker të Surrelit nga frika!