Tjetër tërmet 5.3 ballë! Mënjanohet pallati në Tiranë, rrezikon të shembet. Banorët në panik

Tërmetet duket se s’kanë të ndalur në Shqipëri. Rreth dy orë më parë, një tjetër tërmet 5.3 i shkallës Rihter goditi sërish vendin, duke frikësuar sërish banorët të cilët kanë braktisur menjëherë ambientet e banimit.

Ndërkohë, një pallat pranë Rugës së Kavajës është mënjanuar dhe rrezikon të shembet si pasojë e trëmetit që ra para dy orësh. Pallati rrezikon shembjen, ndërsa banorët prej disa orësh e kanë braktisur atë.

Banorët e alarmuar pretendojne se pas tërmetit te fundit 5.3 ballë, ndërtesa është mënjanuar dhe ka krisje te konsiderueshme, ndërsa është njoftuar policia dhe ështe kerkuar ekspertize per gjendjen e pallatit.

Por, edhe pse situata në vendngjarje mund të ketë pasoja të rënda, policia nuk ka marrë asnjë masë duke lejuar njerëzit të qarkullojnë normalisht shumë pranë tij.

Tiranë, banesa rrezikon të shembet nga tërmeti, familja apelon për ndihmë

Janë pamje apokaliptike ato që vijnë jo shumë larg qendrës së Tiranës, ku një banesë tre katëshe është shkatërruar plotësisht nga goditjet e tërmetit.

Banesa i përket familjes së Mitat Jahos te Pallatet Çabej në rrugën Thoma Koxhaj në Kombinat. Sipas burimeve, banesa rrezikon të shembet nga momenti në moment dhe goditjet e fundit të tërmetit mund ta fundosin plotësisht.

Banorët bëjnë apel që strukturat e emergjencës të vijnë dhe të bëjnë shembjen e kontrolluar të pjesës së dëmtuar të banesës, me qëllim shmangien e humbjeve njerëzore.

1 53

Artikulli paraprakRriten përmasat e tragjedisë, shkon në 35 numri i viktimave, 657 të plagosur
Artikulli tjetërFlet i afërmi i familjes Cara: Bertin e shpëtuan forcat speciale të Kosovës, është në spital, nuk di gjë për gruan dhe 3 fëmijët…