Qytetarët, që po bëjnë gjithçka për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, besojnë më shumë te bashkëqytetarët se sa te pushtetarët.
Këtë e tregon edhe postimi më i fundit i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
“Në shumë vite abuzime dhe mashtrime qytetarët e gjejnë më të udhës t’ja besojnë kontributin e tyre bashkëqytetarëve më shumë sesa pushtetarëve.
Teatri u kthye në një bërthamë të koordinimit dhe të rimëkëmbjes të të lënduarve nga tërmeti duke shpërndarë ndihma edhe në zonat të cilat qeveria i ka lënë jashtë “gjendjes së emergjencës”, shkruan Aleanca për Mbrotjen e Teatrit në postimin e saj.