Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja

Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi është zhvendosur në zonën e ish-kënetës në Durrës dhe më konkretisht në rrugën “Zef Serembe”. Duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

Raportimi i gazetares: “Jam në këtë zonë në rrugën zef zerembe në zonë e kënetës në Durrës. Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe. Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos.

Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë. Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”. /abcnews.al

Artikulli paraprakBilanci tjetër, 237 pallate dhe 940 shtëpi të dëmtuara si dhe…
Artikulli tjetërBerisha-Ramës: Liro menjëherë gazetarët!