Basha thirrje banorëve në Kavajë: Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara

Kryetari i Partisë Demokratikë ka qenë gjatë ditës së sotme në Kavajë ku ka takuar qytetarët e prekur nga termeti. Basha ka inspektuar nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët iu ankuam Bashës së prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre  përmbushin kushtet për banim apo jo. Lideri i opozitës porositi banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në structure.

Pjesë nga biseda e kryetarit Basha me banorët

Qytetari: Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtua gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë”, tha qytetari.

Basha: Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.

1 56

8 3

6 7

termeti ne thumane4 19

Artikulli paraprakBasha apel institucioneve nga Shijaku: Qindra familje kanë mbetur jashtë, të ndihmohen
Artikulli tjetër“Blick”: Fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet