Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë ndërsa arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe dom Gjergj Meta i cili shprehet se e reja duhet të lirohet menjëherë duke e konsideruar si një veprim të nxituar gjestin e saj.
Kleriku tregon se ka qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj
“Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në Facebook është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.
Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde. U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.
Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj”, shkruan dom Gjergj Meta.
Kujtojmë se Xhulia kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.
“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.
Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.
Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.