Berisha dënon arrestimin e Xhuljanës: “Çmenduri dhe banditizëm i narkohorrave me uniformë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar arrestimin e 25-vjeçares Xhuljana Aliaj për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Berisha e quan “çmenduri dhe banditizëm i narkohorrave me uniformë”, arrestimin e të resë, vetëm se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit.

Ish-kryeministri shkruan në një status në Facebook se, Xhulianen e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit.

“Çmenduria dhe banditizmi i narkohorrave me uniforme, Xhulianen e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit (https://www.avvenire.it/…/rischio-disastro-al-porto-di-dura…)

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt banditesk te narkoqeverise se Edvin Mafise dhe kerkoj lirimin e menjehershem te Xhuliana Aliajt. sb”, shkruan Berisha.

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë. Arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale. Ajo kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

Artikulli paraprakRevolta e banorëve të Ishmit: “Asnjë ndihmë! Çadrat i kanë ndarë tinëz me miqësi dhe me parti”
Artikulli tjetërQau tek Rama si i pastrehë, po kush është në të vërtetë i mirëpaguari me vilë në Strugë?