Rama e shpalli në kërkim, pronari i “JOQ”: E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë…

Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se janë proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi ka lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Por Gentian Çengeli, pronari i JOQ nuk ka hezituar të reagojë në rrjetet sociale për të këtë veprim të shtetit ndaj tyre. Në një postim në Intastory ai shprehet: “E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë të shpallesha ‘armik i partisë”.

Ky veprim i Policisë erdhi pas thirrjes së njëpasnjëshme që kryeministri Edi Rama iu bënte dje medieve dhe portaleve që do të mbylleshin, nëse shpërndanin lajme që përhapin panik.

Artikulli paraprakI Çmenduri mbyll portalin më të klikuar dhe kritik me qeverinë “Jeta Osh Qef”
Artikulli tjetërBasha viziton të strehuarit në hotelet e Llixhave në Elbasan: Mirënjohje për zemërgjerësinë bujare, kjo është Shqipëria e vërtetë!