Ramës i doli situata jashtë kontrollit kur u përball me qytetarët e zonës së Kombinatit. Të stresuar për shkak të tërmetit dhe dëmtimeve në banesa, ata i kërkuan llogari kryeministrit se ku duhet të shkojnë tani.
Kryeministri nuk i kurseu as fyerjet ndaj tyre, kur tha se, “nëse flini në makina, mendja do ju punojë si makina të prishura”. Sa i përket vetes, Rama tha se, ai nuk lëviz as nga krevati kur bie tërmet.
Banorja: Si t’ia bëjmë, ku të flemë, duam të flemë
Edi Rama: Eja me mua, të çoj që qendra sociale, dhe të ve unë në gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punoje truri si makinë e prishur pastaj.
Banorja: Nuk më lejojnë, janë plot dhe unë jam në punë.
Edi Rama: Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.
Banorja: Viktimat e radhës i bie të jemi ne.
Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall. Pse do jesh viktima e radhës? Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.
Banorja: Duam ekspertë për të vlerësuar dëmet.
Edi Rama: Do më lini ta mbaroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë. Shkoni në qendrën sociale.
Banorja: Më është dëmtuar banesa njëkatëshe, nuk di si tia bëj tani…
Rama: Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë, katunarët që i kemi njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet. Është e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit, e gjen te rruga, del aty, fap rrëshqet te lëkura e portokallit.