Çorganizim i organizuar për vjedhjen e ndihmave!

Nga Sali BERISHA

-Njerez prej kater ditesh deklarojne me ze dhe figure ne mediat e qeverise se jane jashte prej kater ditesh dhe nuk kane marre asnje ndihme.

-Mungese e madhe ne ushqime

-Zyrtari i bashkise deklaron se shperndahen veshje dhe vetem miell, qumesht dhe uje, asnje ushqim tjeter

-Njerezit presin 24 ore per te marre nje thes miell
-Te tjeret e marrin pa vonese,

-ndihmat grabiten

Miq, skena dramatike shfaqin mediat e qeverise ne ndarjen e ndihmave dhe mungesen e ushqimeve ne pallatin e sportit ne Durres ku shperndahen ndihmat per qytetin. Ju bej thirrje mediave ti ndjekin ato.

Qytetaret te revoltuar akuzojne se kane kater dite ne lagjen 13 nuk ka ardhur njeri per ti pare, se i kane lene pa asnje ndihme, asnje çader asnje lloj gjeje dhe se flene jashte. Kurse qytetare te tjere te revoltuar shprehen me ze dhe figure se presin 24 ore tek pallati i sportit per te marre nje thes miell. Te tjere akuzojne per shperndarje me mik dhe vjedhje te ndihmave.

Shperndaresit pergjegjes te bashkise deklarojne para kamerave se kemi vetem veshje, miell, qumesht dhe uje por asgje tjeter, nderkohe kreu i meduzes dhe derrat e tij te majmur kane ndaluar te gjitha ndihmat e tjera perveçse atyre monetare. Ai gjer sot nuk kane caktuar asnje fond buxhetor per blerjen e ushqimeve dhe ndihmave te tjera jetike per ata qe kane humbur çdo gje.

Fale ketij çorganizimi te organizuar sipas parimit ujku mjergull don, mijra e mijra njerez perjetojne vuajte ferri.

Denoj me ashpersine me te madhe kaosin dhe fallsitetin e gjendjes se jashtezakonshme Rama-Çuçi dhe ju bej thirrje qytetareve te ndihmojne sipas mundesise me çdo gje te mundshme te demtuarit nga termeti! sb

Artikulli paraprakRamën s’e mbajnë nervat me banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe i sulet Veliajt: Boll, o Erion boll edhe ti…
Artikulli tjetër“I am the King, I am Edi Rama”