Rrëfime tronditëse të banorëve në Durrës: Po flemë jashtë. Çadrat i hoqën, na thanë rrini te bashkia!

Situata pas tërmeti në Durrës është shumë e vështirë, pasi jo të gjithë banorët kanë patur mundësi të strehohen.

Qindra qytetarë të Durrësit e kanë kaluar natën para bashkisë së Durrësit dhe para stadiumit “Niko Dovana” në mes të ftohtit.

Në çdo pallat që është i dëmtuar si pasojë e tërmetit ka oficerë policie para tij dhe nuk lejojnë asnjë të futet. Konsiderohet si zonë e rrezikshme.

Nuk kanë ku të strehohen, ndërkohë që edhe nga bashkia nuk kanë marrë një zgjidhje, ja çfarë thonë ata për ora neës.

Banori: Kam motrën 3 vjeçe, po të më sëmuret motra do të mbajnë përgjegjësi këta?Të heqin ata policët që kanë atje te shtëpia jonë dhe të ikim, të vdesim rehat. Nuk ka ardhur asnjë. Edhe aty brenda thonë jemi dy vullnetarë, nuk ka punonjëse.Të vijë i madhi dhe ta sqarojmë. Të vijë pra Edi Rama në Durrës, kush është Edi Rama? A është kryeministri?!

Banori: Çadrat i hoqi bashkia, ne jemi të gatshëm të shkojmë kudo që të na thonë, mjafton të kemi një strehë.Sa të kalojë kjo gjendje. Boll të jemi diku brenda. Jemi pa shtëpi, jemi jashtë. Jemi dhe pa ushqime, po zihemi, është turp.Po zihemi për një paninë.

Situata është e vështirë, pasi mes banorëve ka edhe fëmijë të vegjël, të moshuar dhe njerëz të sëmurë.

Banori: Filloi i ftohti nuk e di si do t’ia bëjmë.

Banori: Dje na kthyen 6 familje, na thanë rrini te bashkia. Bashkia ishte mbyllur. Morën policinë na thanë merrni emergjencën e Tiranës. Mora emergjencën ato më thanë: Hahahha, aty rrini deri nesër. Pse kështu komunikohet me njerëzit, popullin?

Banori: Kam motrën 7 vjeçe, kam dy ditë pa hëngër. Thjesht të më çojnë diku, të vë kokën në jastëk. Ne kemi dy ditë që kemi dhënë letrat, të gjithë kanë ik vetëm ne jo. Nëse ikën ndonjë para nesh, niset ndonjë autobus, do ja vë flakën  këtu. Kemi dy ditë që po ngrijmë nga i ftohti. Ata po ngrohen në kalorifer.

termet11575038363

Artikulli paraprak“Shteti nuk funksionon”, ekspertët në takimin me Bashën: Ligji për ndërtimet nuk respektohet!
Artikulli tjetërRama degjeneron Veliajn: Do lyesh shkallën ti personalisht…