Nëse në Play-Off-in e Champions Ligës nuk luan asnjë shqiptar, në Europa Ligë me siguri do të ketë një shenjë të rëndësishme kuqezi. Ansi Agolli me Karabak u eliminua nga Plzen në Champions, megjithatë aventura vazhdon duke “peshkuar” Goteborgun. Ndeshja e parë do të luhet në Suedi. Kace i Paok-ut gjithashtu i eliminuar nga Ajaxi në Champions do të luajë kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit, ndërkohë që Vangjeli, pasi mbaroi aventurën me Champions me Astrën tani do të ndeshet kundër anglezëve të Uest Hemit.
Lokomotiva e Zagrebit klubi i vogël i Kroacisë që arriti mrekullisht në Play-Off të Europa luan kundër Genk. Në Lokomotiv janë tre shqiptarë, Grezda, Cekici dhe Prenga, tre lojtarë të skuadrës Under 21 që duan të futen në grupet e Europa Ligës. Cikalleshi luan kundër Shatjor Donjek dhe për të dhe Instabul Basasehir është realisht një sfidë e vështirë. Mbrojtësi i ri Memolla dhe Hajduk Split do të ndeshen me rivalët e Makabi Tel Aviv.
Besnik Hasi me shumë gjasa do të jetë trajneri i vetëm shqiptar, që mund të luajë në grupet e Ligës së Kampioneve, pasi skuadra që ai drejton Legia Varshavë pati bujarinë e shortit teksa në Play-Off do të luajë kundër kampiones së Irlandës, Dundalk, skuadra me koeficent më të ulët në këtë fazë eliminatore të këtij aktiviteti madhor.
Hasi mori drejtimin e skuadrës në qershor dhe një nga objektivat e tij kryesorë ka qenë pikërisht kalimi në fazën e grupeve, fazë që Legia ka 12 vite që nuk e shijon. Legia eliminoi në turin e dytë boshkanjët e Zrnski Mostar, ndërkohë që në turin e tretë kaluan Trencin e Sllovakisë. Legia i ka siguruar tanimë grupet e Europa Ligës, por sigurisht që pasi mësuan emrin e kundërshtarit ata duan të marrin në grupet e Champions. Hasi më parë e ka provuar shijen e Championsit me Anderlehtit, ndërsa tani dëshiron polakët në këtë emocion.
Një mbrëmjë e hidhur europiane për shqiptarët e Europa League. Të vetmit që zbritën në fushë të enjten, Andi Lila dhe Jahmir Hyka, u detyruan t’i japin lamtumirën evenimentit europian, pasi skuadrat e tyre nuk arritën të kualifikohen për në fazën play off. PAS Janina, ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi, nuk arriti ta kalonte skuadrën holandeze të AZ Alkmaar edhe pse arriti ta zhbllokonte rezultatin që në minutën e 9 me Pedro Conde, duke vendosur gjithçka në barazpeshë por më pas, AZ Alkmaar arriti të shënonte dy herë në portën e skuadrës greke, duke shuar ëndrrën për një biletë në fazën tjetër. Në këtë sfidë, Lila u aktivizua që nga minuta e parë dhe luajti titullar deri në fund.
Të njëjtin fat pati edhe Jahmir Hyka edhe pse Luzerna kishte përballë një kundërshtar më të fortë, Sassuolon. Barazimi 1-1 i takimit të parë nuk e ndihmoi aspak skuadrën zvicerane që u dorëzua në Reggio Emilia, ku u mund me rezultatin e pastër 3-0 me dy gola të Berardit dhe një të Defrel. Hyka e nisi takimin që nga fillimi dhe u zëvendësua në minutën e 72-të.