Pas Valbona Sakos e thotë dhe Rama: Ne ju sollëm në hotele me 5 yje se do ishit në shi e çadra…

“Po i marrim njerëzit dhe po i dërgojmë në hotele me pesë yje, në të cilat ata nuk do të paguanin dot kurrë si pushues”. Kjo ishte deklarata e bërë nga ish-kryebashkiakja e Durrësit, Valbon Sako në “Abc News” që bëri xhiron në rrjetet sociale.

DEKLARATA E RAMËS

Por, duket se Sako e ka dëgjuar diku tjetër këtë deklaratë. Pikërisht nga shefi i saj Edi Rama, i cili gjithashtu i ka thënë të njëjtën gjë banorëve me shtëpi të shkatërruara që janë strehuar në hotele.

DEKLARATA E SAKOS

“Këtu është vëmendja e qeverisë se po të mos kishte vëmendje, do ishit akoima në shi dhe në çadër. Nuk është se nuk kanë ndodhur këto gjëra më përpara, por nuk ka bërë vaki ndonjëherë që njerëz të prekur nga fatkeqësitë të vijnë në hotele me pesë yjë”, u thotë Rama disa prej banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët janë në një hotel në Durrës. /abcnews.al

termet4

Artikulli paraprakO sot, o kurrë! Vendi gjendet në mes të një katastrofe, nëse nuk veprohet shpejt…
Artikulli tjetërBanorët në qiell të hapur: “Kam 6 fëmijë, nuk më kanë dhënë as çadër, asgjë”!