Cilin akuzon Haradinaj: Dikush po mashtron me të ardhurit nga Shqipëria pas tërmetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile, por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria.

Haradinaj është shprehur se asnjë qytetar nga Shqipëria nuk do mbetet pas streh, ndërsa ka theksuar se dikush po i mashtron njerëzit.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët po i sjell në kushte të vështira, është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendje nuk është në rregull, duhet të ketë kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë, me pretendimin se nëse hyjnë në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë, sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

Artikulli paraprakDako shfaqet sërish në ambintet e Bashkisë Durrës, merr komandën e drejtimit (Foto)
Artikulli tjetërNuk i ndal kërcënimet ndaj mediave: Mos më detyroni të bëj atë që s’ua rrok imagjinata!