Bebe Rexha premtoi ndërtimin e dy shtëpive në fshatin Bubq. Këngëtarja me origjinë shqiptare mbërriti sot nga SHBA në Shqipëri për të monitoruar situatën nga afër.
Bebe mblodhi paratë së bashku me fansat e saj dhe se do menaxhohen nga ajo dhe jo qeveria shqiptare.
Bebe Rexha: “Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha.
Nesër kam shfaqje në Çikago dhe në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera.
Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish.
Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues dhe po ashtu tre ditë më parë ajo krijoi një nismë online:
‘After the earthquake, Help Albania’, me të cilën deri më tani ka mbledhur mbi 81 mijë dollarë. Bebe e mbajti premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur ditën e djeshme drejt vendit tonë.
Por gjatë fluturimit këngëtarja ka treguar se ka hasur turbulenca . “Turbulenca më e keqe që kam kaluar në një kohë të gjatë. Oh Zot. Nuk e di dhe sa mund të përballoj”, ka shkruar ajo në Instagram.