Këtë të hënë, reperi i njohur Stresi, ishte në një lidhje direkte që nga fshati Manzë, për emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo. Stresi ndodhet aty që prej ditësh, duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ai është shprehur se ka ditë pa bukë e pa fjetur, e mbi të gjitha, edhe lotët i janë tharë, aq shumë dhimbje ka ndjerë brenda këtyre ditëve.
Stresi ka treguar për ‘Ftesë në pesë’ se gjendja në Manzë është shumë e rënduar pasi vetë banorët nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë. Reperi ka treguar se si dy fëmijë të sëmurë ishin mbuluar me plastmas e po flinin mbi kashtë. Ai iu ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me ushqime dhe veshmbathje.