Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.
Banorët të tmerrua kanë treguar për Fax News se zjarrfikësja nuk mundi ti ndihmonte se nuk kishte mjete. Ato këkrojnë që të dëmshpërblehen, pasi në pallat nuk ka funksionuar sistemi i alarmit dhe as kamera sigurie.
Nëse nuk dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga zjarri ato paralajmërojnë se do të bëjnë vetgjyqësi.
“Nuk ka as sistem alarmi, as kamera. Nuk funksionojnë as zjarrfikësja asgje. As me shtet. Du lekët e makinës time. Mua më është djegur makina. Aty është djegur në garazhd. Kamerat nuk funskionojnë. Pronari është ne Gjermani. Nëse nuk bëjmë vetëgjysqi, ne nuk dim ti zgjidhim shteti nuk i zgjidh. Do bëjmë vetgjyqsi. Nuk di çfarë të them. Njerëzit janë të tromaksur.”- shprehet një nga banorët.
Banorët shprehen se kanë pritur në ballkon për rreth një orë.
“Zbritëm me litar. Një orë po prisnim në ballkon. Mbas një ore erdhi zharrfikësja. Kam qenë në kat të dytë. Zjarrfikësja nuk kishte shkallë. U tmerrua çuni. U helmuan, një orë e gjysëm rrinim në ballkon. Makinën e kam të çunit ka ardhur e ka sjellë makinën dhe ka rënë në gjumë.
Makina ishte bërë sterr. Pronari të japë dëmin, ose do bëjmë vetëgjyqsi. E kam blerë me gjak makinën. Të përgjigjen për dëmet. 25 mijë euro makinën. Të më japë pronari hyrjen. Të vijë shteti këtu. Nuk ka punuar asnjëherë. Dhjetë metra litar nuk kishin. Se mos ka emër pronari, Stefan e ka emrin”, u shprehën banorët.