Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona, shkaktoi edhe shumë dëme në banesa.
Shumë familjeve në Thumanë si Cara, Greku dhe Çupi ju rrëzuan totalisht shtëpitë.
Mirëpo, ajo që vihet re është se këto shtëpi nuk figuronin në listat e shtëpive të evidentuara për rikonstruksion nga Bashkitë dhe Qeveria pas Termetit Paralajmërues të 21 Shtatorit 2019.
Sakaq, në media familjarët që kanë mbetur gjallë, shprehen se vlerësuesit i kishin thënë se banesat jane të banueshme, duke mos i përfshirë në listën për ndërtimin e shtëpive.
Në total në Thumanë janë 233 banesa, por të akorduara për rikonstruksion janë vetëm katër. Pra familjet e cilat u prekën nga tragjedia e rëndë nuk bëjnë pjesë.
Lista e shtëpive që duhet të rikonstuktoheshim me fondin prej 456 704 940 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e katër mijë e nëntëqind e dyzet lekë), në euro rreth 3.7 milion euro nuk janë venndosur në punë.
Ndërkohë vetëm në datën 25 nëntor një ditë para tërmetit tjetër me shkallë righter 6.2 u njoftua përzgjedhja e kompanive që do ndërtojnë.