Lleshaj kërcënon drejtorin e Urbanistikës pse tha pallati është i pabanueshëm: Do ndiqesh penalisht, pse përhap panik?

Përplasje mes banorëve dhe ministrit të brendshëm, Sandër LleshAJ në Lezhë. Shkak për këtë është bërë një pallat 12-katësh në lagjen “Besëlidhja”.

Ministri u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por këta të fundit, të irrituar kërkojnë inspektim të hollësishëm pasi kanë frikë.

Vetë bashkia e Lezhës u ka kërkuar banorëve të dalin jashtë deri në një verifikim të objektit, por sipas ministrit Lleshi, 12-katëshi është i sigurtë.

Edhe vetë drejtori i urbanistikës në bashki, Nik Leka e ka kundërshtuar ministrin, ndërsa banorët e kanë braktisur pallatin.

Ndërkohë, ministri Lleshaj ka kërcënuar drejtorin e urbanistikës duke i thënë se do të pushohet nga puna dhe do të ndioqet penalisht se po përhap panic tek banorët.

Pavarësisht dëmeve të dukshme, Lleshaj ju tha qytetarëve se pallati është i banueshëm dhe se nuk ju cenohet siguria e jetës. Por këtë pretendim të ministrit e hodhi poshtë Drejtori i Ubranistikës në Lezhë, Nik Leka. Ky i fundit i tregoi Lleshajt sesi pas inspektimeve të kryera e kishin cilësuar pallatin të pabanueshëm sepse përbën rrezik për jetën e qytetarëve.

Në këtë moment ministri i Brendshëm “shpërtheu” ndaj Drejtorit të Urbanistikës. Sipas tij, ai po përhap panik kot tek banorët sepse pallati nuk përbën rrezik. Madje, Lleshaj e kërcënoi Lekën duke i kërkuar të ketë kujdes kur flet.

Ta quash idiot?! Eshte shume pak! Ta emertosh debil duket sikur i ben nder! Ti thuash arrogant?! Eshte t’i rritesh vlerat! Ky thjesht eshte lapanjgjoz, asgje me shume! Ky meriton titull : “ I peshtirosuri i vitit” ose ilaçi me i mire i te vjellave!Kokorosh maje plehrave!

Gepostet von Dritan Kaba am Dienstag, 3. Dezember 2019

Artikulli paraprakNgecja e bisedimeve, LDK ka një ofertë të re për Vetëvendosjen
Artikulli tjetërBardhi: Sjellja e Lleshajt, kriminale, të hetohet!