Tallja e psikopatit me nënën e dy fëmijëve pa strehim: Dy fëmijët i ke bërë njëherësh…

Edi Rama dhe Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, inspektuan nga afër shkollën “Neim Babameto” në Durrës, e cila do të rindërtohet nga e para, pasi u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ndër të tjera Rama bashkëbisedoi edhe me një ekspert italian, i cili sqaroi se kostoja e rikonstruksionit të dëmeve të kësaj shkolle shkonin më shumë se sa një godinë e re. Ndaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte rindërtimi nga e para e një shkolle të re.

Pasi takoi nga afër mësuesit e kësaj shkolle, kreu i qeverisë dëgjoi edhe shqetësimet e disa banorëve të kësaj zone, ndërsa diskutoi edhe më një çift bashkëshortësh. Këta të fundit i kërkuan Ramës që dikush të shkonte të inspektonte banesën e tyre, pasi sipas tyre rrezikonte të shembte edhe disa ndërtesa ngjitur.

Por ajo çka iu sugjeroi kryeministri ishte që ata të prisnin radhën, pasi ekspertët do të vinin dhe në banesën e tyre. Mes të tjerash Rama tha se do të ishte ai fajtori për tërmetin, do ishte larguar vet nga detyra.

BISEDA ME QYTETAREN
Qytetarja: Kemi shkuar në bashki dhe kemi kërkuar që të na shohin shtëpinë pasi u rrezikohet shtëpia.
Rama: Ju rrini rehat…Do vinë t’ua shohin shtëpinë.

Qytetarja: S’mund të presim se u rrezikohet banesa dhe të tjerëve. Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi. Eja shiheni vetë.
Rama: S’jam ekspert. Po ta kisha unë fajin e zgjidhnim kollaj. Iksha unë dhe mbaronte puna. Sa fëmijë keni?

Qytetarja: 2 fëmijë
Rama: I keni bërë njëherësh??

Qytetarja: Jo një nga një.
Rama: Atëherë prisni! Ku jeni fjet mbrëmë?

Qytetarja: Tek kunati.

Artikulli paraprakTë pafytyrë! Në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata në sallën e…
Artikulli tjetërAbuzimi, miliona euro për shkolla të rikonstruktuara nga Veliaj, të shkuara dëm, kanë rënë nga tërmeti