Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale shprehet se disa banorë të një pallati pranë shkollës Gjergj Fishta në Lezhë, jetonin të pasigurtë në banesat e tyre pas tërmetit katastrofal që tronditi Shqipërinë.
Më tej ajo nënvizon se duhej të vinte kreu i PD-së Lulzim Basha në Lezhë, për të takuar banorët në pallatet e dëmtuara rëndë, që të zgjidhen hallet e tyre dhe ekspertët ta vlerësonin dhe ti vinin shiritin si pallat i pabanueshëm.
Prej nënëtë ditësh sipas saj, këta banorë jetonin të pasigurt, ndërsa më tej i bën thirrje qeverisë që të marri masat e nevojshme për të strehuar 14 familjet.
Reagimi i plotë i Metaliajt
Sot ekspertet verifikuan dhe vleresuan pallatin prane shkolles Gjergj Fishta ne qytetin e Lezhes dhe i vendosen shiritin.
14 apartamente u vleresuan te pabanueshem!
Duhej te vinte kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ne Lezhe per te takuar banoret ne pallatet e demtuara rende qe te zgjidhen hallet e qytetareve!
Prej 9 ditesh tashme keta banore jetonin te pasigurte ne banesat e demtuara rende nga termeti i frikshem.
I bej thirrje qeverise vendore dhe qendrore te marrin te gjitha masat e nevojshme te strehojne keto 14 familje!
Koha nuk pret!