Misteri i botës së përtejme

Marcus Woo, BBC

Kërkimet e Chris McKay për jetë jashtëtokësore kanë filluar që në vitin 1976, kur Viking 1 dhe 2 u ulën në Mars. Të mbërrije në Mars për herë të parë ishte një arritje e madhe sigurisht, por studentit asokohe të vitit të parë i bëri përshtypje, sepse ata që mbërritën atje kishin gjetur shenja të jetës marsiane.S diellor?

Anija gjeti se diçka në pluhur – ndoshta mikrobet – prodhonte gaze si dioksid karboni. Por kur instrumentet e tyre nuk gjetën ndonjë molekulë organike, të cilat janë blloqe ndërtimi të çdo organizmi, shkencëtarët arritën në përfundimin se nuk ishin alienët.

Megjithatë, shkencëtarët si McKay janë ende të befasuar nga të dhënat e Viking, të cilat kurrë nuk mbështetën përfundimisht ekzistencën e jetës. McKay-in, që tani është një shkencëtar planetar në Qendrën Kërkimore të NASA-s, këto rezultate e bënë të nisë një karrierë në astrobiologji, pavarësisht nga paralajmërimet e shkencëtarëve të tjerë në atë kohë. “Jo vetëm që ata më thonin mos”, thotë ai, “por edhe janë tallur me mua që isha i interesuar rreth kësaj fushe”.

Katër dekada më vonë, ai iu gëzua disa indikacioneve. Ndërsa hetimet robotike në hapësirë vazhdojë të studiojnë sistemin diellor, duke vizituar planete, Hëna dhe asteroide, ata po gjejnë mjedise ku ekziston jeta mikrobiale.

Jeta aliene në të gjithë sistemin diellor – jo vetëm në Mars – është një mundësi e vërtetë.

Jashtë sistemit diellor, astronautët kanë zbuluar mijëra botë – dhe ata mendojnë se galaksia jonë mund të jetë e mbushur me qindra miliarda planete. Shumë prej tyre mund të jenë të ngjashme me Tokën, me oqeane, me atmosferë dhe sigurisht jetë.

Në dekadat e ardhshme, hetimet e reja hapësinore dhe teleskopët do të kërkojnë për shenja jete në sistemin diellor dhe përtej tij. “Ne kemi një shans të mirë për të gjetur planete të ngjashme me Tokën, si dhe prova që përtej Tokës ka jetë nga diku nga fillimi i viteve 2030”, thotë Jim Kasting, një shkencëtar planetar në Penn State University në SHBA.

Dhe për herë të parë në historinë e njerëzimit, shkencëtarët kanë një plan dhe mjetet për t’iu përgjigjur pyetjes, nëse ne jemi të vetëm në univers. “Është shkenca ajo që mund t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje”, thotë Jason Wright, një astronom në Penn State Univeristy. “Por megjithatë na duhet kohë që t’i japim një përgjigje”.

Padyshim, lloji më emocionues i jetës aliene do të ishte lloji inteligjent: ETS ose lloji i alienëve përshkruar në romanin e Carl Sagan, “Contact”. Por shkencëtarët kanë qenë në kërkim për dekada të tëra, duke u përpjekur të përgjojnë sinjale nëpërmjet radiove nga qytetërime të largëta. Sot, për shembull, Instituti SETI dëgjon me teleskopin Array Allen në Kaliforni.

Kohët e fundit, Wright udhëhoqi një “gjueti” për qytetërime super të avancuara që kanë kolonizuar një galaksi të tërë. Në vitet 1960, fizikanti Freeman Dyson sugjeroi se alienët i furnizojnë qytetërimet e tyre, duke përdorur energji nga ylli i planetit të tyre. Duke konsumuar atë energji – për të përdorur kompjutera, anije hapësinore apo çfarëdo tjetër që alienët mund të kenë nevojë – rrezatojnë ngrohje. Nëse një qytetërim i tillë ndodhet në galaktikë, atëherë ju mund ta njihni atë duke kërkuar për galaktikat që rrezatojnë ngrohje më shumë nga sa pritet.

Pas imazheve të kapura të 100,000 galaktikave të fotografuara me satelitët e “zgjuar”, ekipi i Wright nuk doli në asnjë përfundim. Por kjo vlen vetëm për rastin ekstrem të një planeti super të avancuar, galaksi-pushtues. Për ta kuptuar një gjë të tillë, thotë ai, hapi tjetër do të jetë të studiojmë galaktikat në më shumë detaje, për të parë nëse rajone të caktuara brenda secilës galaktikë po prodhojnë nxehtësi shtesë. “Kjo do të jetë e pazakontë”, thotë ai. “Unë nuk e di se si ne do të japim një shpjegim natyror për këtë”.

Megjithatë, kërkimi për jetën inteligjente mbetet objekti për t’u arritur. Në fund të fundit, jeta ka lulëzuar në Tokë rreth 3.5 miliardë vjet më parë dhe jeta inteligjente (nëse themi se njerëzit janë inteligjentë) ka qenë përreth vetëm 200,000 vitet e fundit. Për pjesën më të madhe të historisë së Tokës, jeta përbëhej nga mikrobet primitive. Nëse ne ndonjëherë gjejmë jetë diku tjetër, ajo ndoshta do të jetë mikrobiale. Disa prej tyre mund edhe të jenë në oborrin e shtëpisë tonë.

Një vend intrigues për të kërkuar për shenja jete është në Titan, hëna më e madhe e Saturnit. Ka një atmosferë të dendur dhe është i vetmi vend tjetër në sistemin diellor mbuluar me dete dhe liqene – vetëm se ata janë të mbushur me metan të lëngshëm, jo me ujë. Shkencëtarët mendojnë se, lëngjet janë të rëndësishme për jetën, por fakti se ajo është metan do të thotë se, banorët titanianë do të jenë krejtësisht të ndryshëm nga tokësorët.nd intrigues për të jete

Kjo nuk e bën të pamundur jetën, vetëm ndoshta se më pak të mundshme. Në Titan do të duhet t’i mbijetosh temperaturave të akullta -180° C.

Për jetën siç e njohim ne, përbërësi më i rëndësishëm është ende uji. Anijet kozmike janë duke zbuluar se sistemi diellor është mjaft i lagësht. Në Mars, vëzhgimet e bëra me teleskop sugjerojnë që nën sipërfaqen e Hënës më të madhe të Jupiterit, Ganymede, ndodhet një oqean. Tani për tani, anija Dawn po vëzhgon planetin Ceres, një planet “xhuxh” në rripin asteroid që është 40% ujë për nga vëllimi, duke përfshirë një oqean të mundshëm nënsipërfaqësor.

Ndër planetet më premtuese për jetë janë Marsi, hëna e Saturnit Enceladus dhe hëna e Jupiterit, Europa. Në Mars, mundësia më e mirë për shenja jete mund të ketë qenë në të kaluarën, kur planeti ishte i ngrohtë dhe i mbushur me lumenj dhe liqene. Sot, Marsi është shterpë dhe me siguri i shkretë.

Mikrobet mund, megjithatë, të jenë në gjendje të shtojnë një ekzistencë nën sipërfaqe. “Unë them se ekziston mundësia 50/50 që në Mars ka jetë tani”, thotë Kasting. Nëse ka, ai thotë se është ndoshta varrosur një kilometër nëntokë, ku temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta për lëngje. Të shkosh atje dhe të gjesh prova, do t’i duhet astronautëve të gërmojnë në Mars.

Për të zbuluar jetë në Hënë, Europa mund të ketë nevojë të bëhen gërmime. Një shtresë e trashë akulli ndoshta disa kilometra e thellë mbase fsheh një oqean të banueshëm. Shkencëtarët kanë dashur të shkojnë në Europë për vite me radhë dhe ata shumë shpejt mund ta arrijnë objektivin e tyre. Buxheti i kërkuar nga Shtëpia e Bardhë për 2016 arrin në 30 milionë dollarë për një mision të tillë. Por ulja dhe gërmimi janë një proces i vështirë dhe i shtrenjtë.

Kjo është arsyeja pse McKay mendon se Enceladus, i cili gjithashtu mund të ketë një oqean nënsipërfaqësor – është një bast më i mirë. “Ndërsa njerëzit e kuptojnë se sa i ndërlikuar është planeti Europa dhe se sa i paarritshëm është oqeani i saj, ata natyrshëm do të jenë të tërhequr nga Enceladus”, thotë Mek-Kei, i cili është pjesë i një ekipi që kohët e fundit i ka propozuar NASA-s një mision në Enceladus.

Hëna e akullt u bë një destinacion kryesor në vitin 2009, kur anija hapësinore Cassini zbuloi shtëllunga uji me qindra kilometra në hapësirë. Këto shtëllunga mund të përmbajnë shenja jete. “Fluturojnë nëpër Shtëllunga nga Enceladus”, thotë Mek-Kei. “Këto janë shanse të mira për zbulimin e jetës”. Nuk ka nevojë për gërmime.

Një anije e tillë gjahtare alienësh shikon për dy lloje molekulash: lipide dhe aminoacide. Lipide përfshijnë yndyrna dhe vajra, dhe janë të rëndësishme për strukturën dhe funksionin e qelizave. Aminoacidet janë blloqet e ndërtimit të proteinave.

Aminoacidet vijnë në dy versione që janë të kundërta të njëri-tjetrit, si një dorë e majtë dhe e djathtë. Nga 20 aminoacidet që përbëjnë jetën në Tokë, 19 janë të dorës së majtë. Zbulimi i molekulave të tilla me siguri do të jetë tregues për shenja jete.

Megjithatë, ai e pranon se kjo është një skenar fantazie. Mikrobet nuk mund ta shfaqin veten e tyre kaq lehtë, ose mbase ato janë fare atje. Misionet hapësinore kërkojnë kohë dhe para, kështu që nëse një anije nuk zbulon gjë, do të duhet të presin vite për një tjetër udhëtim.

Shanset mund të jenë më të mira jashtë sistemit tonë diellor, në mesin e miliarda planetëve të tjerë në galaksi. Ndërsa një mision brenda sistemit diellor mund të vizitojë vetëm një vend gjatë një udhëtimi, një teleskop hapësinor mund të shohë nëpër dhjetëra apo edhe qindra e botës të banueshme. Në vend të lipideve dhe aminoacideve, teleskopët e tillë do të vëzhgojnë për molekula të tjera: oksigjen dhe gaze të tjera nëpërmjet të cilave marrin frymë alienët.

Ndërtimi i teleskopit hapësinor Kepler, e cila ka gjetur mijëra planetë, NASA do të lançojë Satelitin Vëzhgues, i quajtur ndryshe TESS, më 2017-ën. Ashtu si Kepler, TESS do të kërkojë për planetë që kalojnë para yjeve të tyre. Por ndryshe nga Kepler, Tess do të synojë planetët më afër Tokës dhe për këtë arsye do të jetë më e lehtë për të studiuar dhe zbuluar shenja jete.

Ajo që i bëri të gëzuar gjuetarët e alienëve është se TESS do të gjejë objektivat e teleskopit James Webb, i cili, pas nisjes në vitin 2018, do të kërkojë planetët për gaze atmosferike, treguese të jetës.

Ideja është kjo: Ndërsa një planet kalon përpara yllit të tij, drita e yjeve do të depërtojnë atmosferën e planetit, e cila duket si një vijë e hollë që rrethon diskun e planetit. Duke qenë i varur nga përbërja e tij kimike, atmosfera do të thithë gjatësi vale të caktuara të dritës. Duke matur këto gjatësi vale, astronomët mund të identifikojë gazet në atmosferë.

Astronomët e kanë studiuar tashmë atmosferën planetare me mjetin Hubble nëpërmjet të cilit ata mund ta analizojnë atmosferën në hollësi.

Një nga gazet që ata shpresojnë të gjejnë është oksigjeni. Pra, për të ruajtur sa më shumë sasi oksigjeni në atmosferën e tij, një planeti i duhet diçka për ta rimbushur atë – diçka jetike. Në Tokë, bimët dhe bakteret e bëjnë këtë punë.

Krahasuar me Marsin apo dhe Enceladusin, kjo mund të jetë mënyra më e mundshme që shkencëtarët të gjejnë jetë.

Por oksigjeni është vetëm një gaz. Tokësorët, për shembull, prodhojnë mijëra (vetëm kini parasysh të gjitha erërat që shkaktojnë njerëzit, kafshët dhe bimët). Vetëm një grusht prej tyre janë të bollshme dhe që janë të detektueshme nga hapësira, kështu që astronomët të parafytyrojnë se cilat janë treguesit realistë të jetës. Disa propozime të deritanishme përfshijnë metanin dhe ulfitin dimetil.

Natyrisht, gjetja e jetës nuk do të thotë thjesht të zbulosh gazet. Gjëra jo të gjalla – të tilla si shpërthimet termike dhe vullkanet – mund të përmbajnë të njëjtët komponentë. Për të përcaktuar nëse një gaz i veçantë është biologjik në origjinë, astronomët do të duhet të studiojnë kiminë dhe vetitë specifike të planetit.

Madje edhe atëherë, astronomët mund të jetë në gjendje të japin disa shanse të vogla për jetën jashtëtokësore. “Ne nuk do të jemi të sigurt se atje ka jetë, por ne jemi në gjendje të punojmë nëpër të gjitha skenarët dhe të caktojmë një probabilitet të mundshëm për këtë”, thotë Sara Seager, një astronome.

Një çështje tjetër është se, askush nuk e di se si duket jeta aliene me të vërtetë. Për të shkuar përtej jetës me bazë Tokën, Seager dëshiron të identifikojë të gjitha gazet që mund të jenë të qëndrueshme dhe të bollshme në një atmosferë.

Nëse teleskopi JWST është përdorur për të zbuluar jetën, ajo do të duhet të jetë me fat. Teleskopi u propozua vite përpara se astronomët të dinin se galaktika kishte miliarda planetë, kështu që nuk ishte projektuar për planetë apo gjuetinë e alienëve.

Teleskopi TESS do të gjejë mijëra bimë. Një planet i përshtatshëm nuk mund të jetë shumë i vogël në krahasim me yllin e tij. Përndryshe, shkëlqimi verbues i yllit të ndritshëm prish imazhin dhe sinjali nuk mund të kapet. Sipas Seager, observimi i një planeti në afërsi me yllin e tij është sikur të kërkosh dritë 1500 kilometra larg.

“Kjo nuk do të jetë e lehtë”, thotë ajo. “Ne kemi mundësinë të kërkojmë vetëm pak planete ku mund të ketë jetë”.

TESS dhe JWST do të jenë të kufizuar për shkak se ata mund të vëzhgojnë vetëm planetët që kalojnë para yjeve të tyre, gjë e cila kërkon një shtrirje të përsosur. Nëse JWST dështon për të gjetur ndonjë gjë, astronomët do të duhet të presin për një teleskop të projektuar posaçërisht për këtë punë.

Një teleskop i tillë do ta vëzhgojë planetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por për këtë punë, duhet bllokuar drita që vjen nga ylli i planetit. Një ide, thotë Seager, është prodhimi i një anije kozmike që shërben si mbulesë për të bllokuar dritën e yllit, duke lënë në këtë mënyrë teleskopin të vëzhgojë planetin.

Teleskopi do të jetë në gjendje të vëzhgojë planetet me madhësinë e Tokës. Sa më shumë planetë të jenë potencialisht të banueshme – përfshi planetet e ngjashme me Tokën – shanset për gjetjen e shenjave të jetës rriten.

Shumëllojshmëria e planeteve është arsye për të qenë optimistë në kërkimin e jetës jashtëtokësore. “Ne e dimë që atmosferat janë atje, ne kemi studiuar shumë për to”, thotë Seager. “Do të ishte budallallëk mos ta shikonim këtë si mundësi”.

 

Artikulli paraprak“Rio 2016”, medalja e parë e Artë Olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi shkruan historinë!
Artikulli tjetërRevolta e Arrigo Sacchi