Miranda RIRA
Ish-Kryetare e Bashkisë Prrenjas
Banorë dhe miq të bashkisë Prrenjas,
Besoj se ka shumë prej jush që kanë interes të dinë se çfarë investimesh dhe çfarë projektesh të reja ka realizuar “Kryetar Shukriu” që nga Gushti dhe deri tani në muajin Dhjetor, pra përgjatë vitit 2019!
Po ju paraqesim më poshtë projektin : “Rikonstruksion i rrugës së brendshme nga rruga “Minatori” deri tek “Blerimi”!
Siç edhe mund ta shihni, ky projekt mban firmën dhe autorësinë tonë ✍🏻🎬📌! Ai u ideua, miratua me luftë në këshillin bashkiak të kaluar, por arriti të realizohej ne fund! Projekti u fitua nga firma “Sart” dhe sipas kontratës, punimet duhet të kishin mbaruar brenda një muaji, pra që në muajin Qershor!
Duke ecur me hapin e breshkës, ( NB), dhe duke qenë se nuk e kanë mendjen se çfarë investimesh t’i sjellin Prrenjasit por se kë do heqin nga puna, kush do kapë çfarë të kapë ( KÇK) nga ata që rrinë afër oborrit të sulltanit Shukri 🐷🐷🐷🐷, mundohen të shesin punën e të tjerëve si punen e tyre, por breshka , breshkë mbetet🐢🐢🐢🐢🐢🐢🐢, sepse ajo s’ka as vizion dhe as lidership!
Qytetarë të dashur,
T’i gezoni këto investime të realizuara me taksat tuaja, si rruga “Muhamet Kadia, si “Unaza e Qytetit” ashtu edhe rruga e Postës, janë kryer me paratë e buxhetit të bashkisë dhe me ambicien e ish- Kryetares së bashkisë, Znj. Miranda Rira, për ta kthyer Prrenjasin në një qytet më të mirë e më të bukur💫💫💫!