Rusia përjashtohet nga EURO 2020, kjo kombëtare do ta zëvendësojë

Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) e ka dënuar ashpër Rusinë. WADA ka marrë vendimin për të përjashtuar Rusinë për 4 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv për çështjen e dopingut.

Kjo do të thotë se rusët nuk do të marrin pjesë në asnjë garë sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike, por edhe Kampionatin Evropian 2020 apo Botërorin e Katarit. Rusia do të ketë 21 ditë kohë për të apeluar vendimin e rëndë.

Lajmi i rëndë për rusët është për ekipin e futbollit, i cili pasi organizoi Botërorin 2018, nuk do të mund të marrë pjesë në Evropian apo në Katar 2022. Rusët u kualifikuan në Grupin I eliminator si vend i dytë, duke u renditur pas Belgjikës.

Sakaq, nga përjashtimi i Rusisë pritet të përfitojë Skocia, e cila u rendit e treta në këtë grup.

Artikulli paraprakMiranda Rira: “Shukriu” i Ramës në Prrenjas inaguron investimet e kryera nga ana jonë!
Artikulli tjetërEqrem bej Vlora për Avni Rustemin: Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut