Antonio Conte thotë se Interi i tij do të luftojë ‘me mish e me shpirt’ për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Champions League
Interi ka pikë të barabarta me Borussia Dortmundin në Grupin F (7) dhe nëse të besuarit e Antonio Contes duan të kalojnë në mesin e 16 më të mirave në Evropë, patjetër i nevojitet fitorja kundër Barcelonës, pasi gjermanët besohet se do të kryejnë punë me lehtësi në shtëpi ndaj Sllavia Pragës.
Për Interin është një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe për këtë, Conte ka premtuar se futbollistët e tij do të japin gjithçka në fushë.
Por, përballë do të kenë Lionel Messin në super formë.
“Ndeshje e madhe po vjen ajo me Barcelonën, s’dua të flas për lëndime. Do të startojmë me 11 lojtarë dhe ata do të japin zemrën dhe shpirtin në fushë”, tha Conte kur u pyet për lëndimin e fundit të Antonio Candrevas.
Sensi, Barella, Sanchez, janë të tjerë lojtarë cilësorë që s’do t’ia dalin të jenë gati për sfidën kundër Barcelonës.